Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, hendbollistet istogase fituan ndaj Pylaia Thessaloniki të Greqisë me rezultat 33:25.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 19:00, po ashtu në Pejë.
Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën istogaset e dominuan plotësisht. Catarina Sucacuexe udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Tetë i kishte Lana Paviçeviq.
Ndërkohë Samadrexha humbi 42:31 në Portugalia nga skuadra Gaia Colgaia.