Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse Kampionatin Evropian të Divizionit B në Gjeorgji.
Të shtunën pasdite në Telavi, Kosova U19 fitoi 31:21 ndaj Bullgarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMartina Bibaj ishte më efikasja te Kosova U19 me shtatë gola. Ajo u shpall edhe më e mira e ndeshjes. Kapitenia Sara Gjergjaj i shënoi gjashtë gola nga gjashtë tentime. Nga pesë gola i shënuan Arona Krasniqi e Diona Dresh. Me shumë pritje u dallua portierja Albina Pllana, plot 12.
Selektori Agron Shabani ua ka dhënë rastin të gjitha lojtareve.
Të dielën është ndeshja e dytë e Kosovës, ndaj Ukrainës.