Tenisti i Gjermanisë, Alexander Zverev, e ka fituar turneun e parë Grand Slam.
Zverev, që konsiderohej si njëri prej tenistëve më të mirë që nuk kanë fituar ende trofe madhor, triumfoi të dielën në finalen e “French Openit” me rezultatin 3:2 në sete, ndaj italianit Flavio Cobolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZverevi e nisi meçin e zhvilluar në Paris në mënyrë të përkryer duke fituar 6:1. U duk se nuk do të ketë telashe, por rrjedha e lojës ishte ndryshe.
Cobolli u kundërpërgjigj në setin e dytë 6:4, e me të njëjtin rezultat fitoi Zverevi në setin e tretë.
Seti i fundit përfundoi me “tie-break”, 7:5 në të mirë të italianit Cobolli, që e barazoi rezultatin në 2:2.
Por, italiani 24-vjeçar nuk e kishte forcën për ta vazhduar paraqitjen e njëjtë edhe në setin e pestë dhe të fundit.
29-vjeçari Zverev fitoi 6:1 në setin e fundit. U shtri në tokë, hapi duart në shenjë triumfi, dhe shpërtheu në lot.
Ishte një lloj çlirimi për tenistin që kishte humbur tri finalet e kaluara, në tri ngjarje të ndryshme.
Zverevi ishte mposhtur nga Dominic Thiem në “US Open” në vitin 2020. Në vitin 2024 në finalen e “French Openit” ishte mposhtur nga Carlos Alcaraz, kurse vitin e kaluar në “Australian Open”, u mposht nga italiani Jannik Sinner.
29-vjeçari u bë tenisti i parë i Gjermanisë që fiton turne Grand Slam, që prej Boris Beckerit në vitin 1996. Becker kishte triumfuar në “Australian Open”.
Ndërkohë, Cobolli synonte të bëhej italiani i parë prej vitit 1976 që e fiton turneun Grand Slam në rërë “French Open”.