Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Fer Volley debutoi me humbje në Evropë

Fer Volley

Volejbollistet e kampionit të Kosovës, Fer Volley, e kane nisur me humbje garën në “CEV Challenge Cup”.  

Fer Volley humbi me rezultat 3:1 në sete nga ekipi zviceran Volley Dudingen. Ndeshja u zhvillua të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm seti i dytë i takoi ekipit nga Ferizaj, 25:22. Setinne parë e humbi 25:15, të tretin 25:18 dhe të katërtin 25:15. 

“Pavarësisht humbjes, vajzat e Fer Volleyt treguan karakter dhe luftuan me vendosmëri në një ndeshje të fortë ndaj kundërshtarit zviceran, duke fituar setin e dytë dhe duke zhvilluar një performancë të respektueshme në debutimin evropian”, shkruan Federata e Volejbollit e Kosovës. 

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 nëntor nga ora 20:00, në Ferizaj. Synohet përmbysja e rezultatit dhe kalimi tutje.