Kampioni në fuqi i Kosovës në volejboll, Fer Volley, e fitoi trofeun e parë të edicionit 2025/2026.
Të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, volejbollistet e Fer Volleyt e fituan Kupën e Federatës. Në finale mposhtën Ferizajn me rezultatin 3:0 në sete.
Fer Volley në shtator e fitoi edhe Superkupën e Kosovës, pikërisht ndaj Ferizajt. Ferizaj ishte fitues i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar.
Por të dielën në kryeqytet, Fer Volley dominoi duke i fituar të tre setet, 25:22, 25:14 dhe 25:18.
Volejbollistja më e vlefshme u shpall ukrainasja Daryna Onishchenko.