Lando Norris i McLaren Mercedesit e ka fituar garën e Formula 1 në Britani të Madhe, të dielën.
Britaniku Norris e fitoi betejën e fortë me shokun e skuderisë, Oscar Piastrin, liderin e Formula 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGara u zhvillua në lagështi dhe ishte kaotike. Kishte vetura sigurie, përplasje dhe incidente.
Nico Hulkenberg zuri vendin e tretë me Sauberin. Ai ka arritur në podium në përpjekjen e 239-të që është rekord.
Piastri u penalizua me 10 sekonda për një shkelje ndaj veturës së sigurisë, që i kushtoi në fund me fitore. Kjo e lejoi Norrisin të zvogëlonte avantazhin e australianit në tetë pikë, në mes të stinorit.