Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Humbje e thellë e Kosovës në Evropianin në Prishtinë

Volejbollistet

Volejbollistet e Kosovës e kanë nisur me humbje Evropianin U16 qe mbahet në Prishtinë dhe Tiranë. Kosova të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, humbi 3:0 në sete nga përfaqësuesja e Malit të Zi.

Setin e parë Mali i Zi e fitoi 25:15. Kosova e humbi thellë edhe setin e dytë. Mali i Zi e mbylli setin e dytë në favor me rezultat 25:12. Volejbollistet e reja të Kosovës e humbën edhe më thellë setin e dytë, 25:6.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, volejbollistet e reja të Çekisë e fituan ndeshjen e parë 3:0 në sete ndaj Kroacisë.

3:0 në sete fitoi edhe Turqia përballë Greqisë.

Në Evropian paraqiten 16 ekipe përfaqësuese. Kosova e Shqipëria marrin pjesë si vende nikoqire. Për nga cilësia, Kosova është larg nivelit që do t’i siguronte kualifikimin në Evropian. Rrjedhimisht secila fitore eventuale, por edhe secili set i fituar, mund të llogaritet sukses.

Pas shtatë xhirove në fazën grupore, që zhvillohen deri më 10 korrik, janë gjysmëfinalet. Gjysmëfinalet zhvillohen më 12 korrik në Tiranë. Po në Tiranë, më 13 korrik, është ndeshja për vend të tretë dhe finalja e Evropianit.