Sporte të tjera

ENCE nënshkruan me rigoN

Rigon Gashi

Organizata finlandeze ENCE ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Rigon “rigoN” Gashin në Counter-Strike, i cili ka qenë pa ekip që nga shpërbërja e skuadrës historike nga Kosova, Bad News Eagles — skuadra me të cilën ai kishte arritur disa herë deri në fazën “Legends” të majorëve në Antwerp, Rio dhe Paris gjatë viteve 2022–2023.

Lojtari me prejardhje zvicerano-kosovare ishte pjesë e ekipit gjerman BIG nga qershori i vitit 2024 deri në fund të vitit, por stili i tij agresiv i lojës nuk u përshtat me sistemin e kujdesshëm dhe të strukturuar të gjermanëve. Si rezultat, bashkëpunimi përfundoi pas vetëm gjashtë muajsh.

Tani, 25-vjeçari ka mundësinë të dëshmojë veten në një ekip ndërkombëtar.

Për t’i liruar vendin rigoNit në pesëshen startuese, Lukas “gla1ve” Rossander është zhvendosur në stol. Ai kishte qenë pjesë e ENCE për më shumë se një vit e gjysmë, por pa ndonjë sukses të madh, pasi skuadra humbi brumin konkurrues dhe nisi një proces rindërtimi përreth tij me lojtarë të rinj dhe ende të paprovuar.

Organizata finlandeze ishte prej më të mëdhave në CS:GO, por në CS2 është duke e kaluar procesin e rindërtimit.