Sporte të tjera

Dy skitare diskualifikohen për përdorim të ndaluar të dyllit për ski

Han Dasom dhe Lee Eui-jin

Dy skitare të Koresë së Jugut në disiplinën “cross-country” janë diskualifikuar nga Lojërat Olimpike Dimërore pasi një dyll i ndaluar u gjet në skitë e tyre.

Han Dasom dhe Lee Eui-jin u diskualifikuan në sprintin klasik pasi pajisjet e tyre “rezultuan pozitive në dyllin e fluorizuar”, që është i ndaluar që nga edicioni 2023/2024.

Ky dyll është rezistent ndaj ujit dhe është përdorur fillimisht në varka. Në skijim është prezantuar në vitin 1980.

Por kishte shqetësime shëndetësore dhe mjedisore pasi është “kimikat i përjetshëm” dhe nuk shkatërrohet.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Skijimit, përdorimi i këtij dylli ka krijuar epërsi garuese te jug-koreanet në krahasim me skitaret e tjera.

Dy të suspenduarat nuk pritej të ishin pjesë e garës për medalje.