Skitari i Kosovës, Drin Kokaj, është renditur i 77-ti në lëshimin e parë në garën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror në Saalbach të Austrisë.
Kokaj garoi të premten paradite, ndërsa u rendit i fundit prej atyre që përfunduan shtegun me sukses. Kishte kohë prej 1 minutë, 44 sekonda e 35 të qindëtat. Ishte për 23.25 sekonda prapa skitarit që ishte më i shpejti në lëshimin e parë. I parafundi ishte Matteo Giannini i San Marinos, që mbeti prapa fituesit për 20.02 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkitari i Shqipërisë, Denni Xhepa, u rendit i 45-ti në lëshimin e parë me kohë prej 1:26.79 minuta. U kualifikua për lëshimin e dytë, ndërkohë që Kokaj nuk e siguroi të drejtën e lëshimit të dytë.
60 skitarët më të mirë kanë të drejtë në lëshimin e dytë.
Të enjten u zhvillua gara kualifikuese në sllallom të madh. Kokaj ishte më i miri prej tre skitarëve kosovarë dhe fitoi të drejtën e paraqitjes në garën kryesore. Secili vend e kishte të drejtën e prezantimit me të paktën një skitar në garën kryesore.