Sporte të tjera

Dikur shitës i telefonave, tani fitoi të artën botërore në 110 metra me pengesa

Cordell Tinch

Foto: Associated Press

Amerikani Cordell Tinch është kampion i botës në vrapim 110 metra me pengesa. Ai ka kompletuar një rrugëtim të mahnitshëm.

Gjatë pushimit trevjeçar nga atletika, Tinch shiti telefona, instaloi kabllo dhe operoi me makineri që prodhonin letra higjienike.

25-vjeçari e fitoi të artën, të martën, me vrapim prej 12 sekonda e 99 të qindtat. Ai e fitoi garën e fortë me sprinterët nga Xhamajka.

Orlando Bennett dhe Tyler Mason fituan medaljet e tjera në Botërorin në Tokio.

“Nuk mendoj se do të arrija këtu pa e bërë shkëputjen nga atletika, gjatë të cilës e gjeta veten. Të gjej veten ishte gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë”, ka thënë Tinch.