Skitarja e Shqipërisë, Lara Colturi, e ka mbyllur të dielën garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.
Colturi pas dy lëshimeve në sllallom të madh përfundoi në vendin e 16-të.
Në lëshimin e parë Colturi u rendit e katërta, kurse në lëshimin e dytë e 25-ta.
Për Shqipërinë garoi edhe Semire Dauti e cila pas dy lëshimeve përfundoi në vendin e 44-t.
Në sllallom të madh garoi edhe skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu.
Ajo nuk e përfundoi lëshimin e parë. Doli nga shtegu.
Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e parë në Lojëra Olimpike. E ka edhe një garë tjetër.
Italiania Federica Brignone fitoi medaljen e dytë të artë në skijimin alpin në “Milano Cortina 2026”.
Medalje të artë kishte fituar edhe në garën Super-G.
Sara Hector e Suedisë dhe Thea Louise Stjernesund e Norvegjisë ndanë medaljen e argjentë pasi shënuan kohë të njëjtë si në lëshimin e parë ashtu edhe në lëshimin e dytë, duke përfunduar 62 sekonda prapa italianes Brignone.