Sporte të tjera

Colturi e kënaqur me garën e parë në Olimpiadë

Lara Colturi

Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, është ndarë e kënaqur me garën e parë që e pati. 

Të dielën, ajo përfundoi e 16-ta në disiplinën e sllallomit të madh. 

Ishte me 1 sekondë e 32 të qindtat prapa Federica Brignones, që e fitoi medaljen e artë. 

“Gara ime e parë Olimpike, dhashë çdo gjë dhe madje e ndjeva aromën e medaljes. Shumë afër. Nga nesër, fokusi te gara e sllallomit”, ka shkruar ndër të tjera Colturi të dielën mbrëma në llogarinë e saj në Facebook. 

Gara në disiplinën e sllallomit te skitaret do të jetë të mërkurën, më 18 shkurt.