Bejsbollisti Danny Jansen ka shënuar histori duke u bërë lojtari i parë që luan për të dy skuadrat në ndeshjen e njëjtë në ligën e bejsbollit profesionist në SHBA, MLB, raporton BBC.
29-vjeçari po luante për Toronto Blue Jays më 26 qershor kur ndeshja kundër Boston Red Sox u pezullua shkaku i shiut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më vonë ai u transferua te Bostoni.
Ai u paraqit sonte në vazhdimin e ndeshjes së pezulluar kundër Toronto Blue Jays, kësaj radhe si pjesë e Bostonit.