Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka konfirmuar se autoritetet në Kosova janë të informuara për hetimet që janë bërë në Francë për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.
Mediat franceze kanë shkruar të enjten për këtë, ndërsa është bërë e ditur se ka akuza, të arrestuar dhe dyshime për 360 mijë euro të fituara nga kurdisjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë FFK kanë thënë se nuk janë të njoftuar, por në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë po merren me këtë.
“Aktualisht rasti është duke u trajtuar në nivel të Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Sport. Gjatë ditës së nesërme, sapo të kemi informata të detajizuara dhe të sakta, do të dalim me qëndrimin e institucionit”, ka shkruar Osmani në një përgjigje për KOHËN, të enjten mbrëma.
Kurdisjet vlerësohen “plaga” më e madhe e futbollit kosovar. Ka dyshime se ato përsëriten nga viti në vit dhe se ndodhin kryesisht në xhirot e fundit të kampionatit.