Kampioni botëror, Max Verstappen, e la prapa fillimin e zbehtë të stinorit në Formula 1, për të fituar për herë të katërt rresht në Grand Prix të Japonisë, të dielën.
Për Verstappenin është fitorja e parë në edicionin 2025 të Formula 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVerstappen, që është ngasës i Red Bullit, e shënoi fitoren e 64-t në karrierë.
Lideri i F1, Lando Norris i McLarenit, përfundoi i dyti. Gara u zhvillua para 115 mijë shikuesve.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Kjo fundjavë nisi mjaft vështirë, por ne nuk u dorëzuam. Vazhduam ta përmirësojmë veturën. Sot ishte në formën më të mirë”, ka thënë Verstappen, që është ngasësi i parë me katër fitore rresht në shtegun në Suzuka.
Norris tani ka vetëm një pikë më shumë se Verstappen në renditjen e pilotëve.
“Maxi bëri një garë të mirë sot, pa gabime”, tha Norris.
Oscar Piastri, që po ashtu është ngasës i McLarenit, përfundoi i treti.