Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veretout i bashkohet Lyonit

Jordan Veretout

Mesfushori francez, Jordan Veretout, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Lyonin, ndërsa u transferua nga rivali i Ligue 1, Marseille. 

Lyoni ka thënë të mërkurën në mbrëmje në komunikatë se marrëveshja ka kushtuar katër milionë euro, ndërsa do të ketë edhe tre milionë euro tjera bonuse. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veretouti nuk ishte në planet e trajnerit të ri të Marseillet, Roberto De Zerbi, dhe klubi dëshironte ta largonte atë nga skuadra. 

Shtatë herë kampioni i Ligue 1 mund ta regjistrojë atë edhe për në Ligën e Evropës. 

Rregullat në Francë i lejojnë klubet të transferojnë një lojtar më shumë, jashtë afatit kalimtar të rregullt, nëse luajnë brenda kampionatit. 

31-vjeçari Veretout karrierë ka bërë edhe tek Aston Villa në Premier League dhe Fiorentina e Roma në Serie A. 

Ai ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje në futbollin profesionist, duke kontribuuar me 66 gola dhe 63 asistime. 

Veretout e fitoi Ligën e Kombeve me Francën në vitin 2021, ndërsa luajti edhe në Kupën e Botës 2022.