Zgjedhja për të mos u vaksinuar kundër Covid-19 ishte një vendim prej 100 milionë eurosh, thotë fundori i ekipit Brooklyn Nets, Kyrie Irving. Sezonin e kaluar Irving, 30-vjeçar, nuk mundi të luante në ndeshjet në shtëpi të Brooklynit deri në mars, për shkak të ndalimit të New Yorkut për personat e pavaksinuar në ambiente të mbyllura.
Paraqitja e tij në ndeshjet jashtë varej gjithashtu nga kërkesat e shteteve të ndryshme për vaksinat. Ylli i NBA-së, Irving, thotë se vendimi për të mos u vaksinuar i kushtoi atij me mosrinovim të kontratës katërvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë hoqa dorë nga katër vjet, 100 milionë euro, pasi vendosa të mos vaksinohesha dhe ky ishte vendimi im. Unë rrezikova ta humbas vendin e punës pasi i kushtova rëndësi rrethanës së jetës reale. Madje, me vendim që të mos vaksinohesha rrezikova edhe të ardhmen time në NBA”, ka pranuar Irving.
Sezoni i ri i NBA-së fillon më 18 tetor dhe Irving do të luajë për Brooklyn Nets me një kontratë opsionale në vlerë prej 36 milionë eurosh, por që mund të mbetet lojtar i lirë verën e ardhshme. Ai priste që kontratën e re katërvjeçare ta firmoste vitin e shkuar, përpara se të kuptonte se nuk do t’i ofrohej një gjë e tillë për shkak të vendimit që të mos vaksinohet. Megjithatë ai u befasua kur mori vesh arsyen që nuk do t’i ofrohet kontrata e re.
“Ne pothuajse e kishim kryer marrëveshjen një vit më herët dhe vetëm prisja të hidhja firmën. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të statusit tim të vaksinimit. Kështu që kuptova vendimin e klubit dhe duhej të pajtohesha. Nuk ishte lehtë të kapërdihej, por isha i detyruar sepse vendimi për vaksinën ishte i imi”, ka thënë Irving. “Ishte si një ultimatum për mua, por nuk doja të vaksinohesha dhe kështu humba shumë”.
Sikurse Irving nuk mendon menaxheri përgjithshëm i Netsave, Sean Marks. Ai thotë se negociatat për kontratën e re stagnuan kur pandemia filloi. Ai insiston se Irvingut nuk iu kërkua të vaksinohej për t’u shpërblyer me kontratën e re.
“Askujt nuk i është dhënë asnjë ultimatum. Po ashtu nuk e kam ndërmend t’i detyroj lojtarët të vaksinohen pasi ky është vendim tërësisht personal. Para dy vjetëve ne i nisëm negociatat, por kur u paraqit vaksinimi e kishim parasysh se do të kishte ndikim në ndeshjet që do t’i luanim në shtëpi dhe Irving mungonte. Aty edhe i stopuam negociatat”, thotë Marks.