Vendimet e asociacioneve ndërkombëtare sportive për pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë kanë ndikim edhe në përfaqësueset e Shqipërisë dhe ato të Kosovës.
Të hënën, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar fillimisht rekomandoi që sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë të largohen nga garat ndërkombëtare, për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk vonoi shumë dhe asociacionet e futbollit, FIFA dhe UEFA, ia dhanë goditjen e madhe Rusisë. Ekipet dhe përfaqësueset e Rusisë janë pezulluar nga garat ndërkombëtare. Kështu Rusia mbetet jashtë plejofit për kualifikim në Botëror, ndërsa nëse vendimi mbetet në fuqi, nuk do të luajë as ndeshjet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Rusia është në Grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Madje ndeshjen e parë është dashur ta luajë ndaj Shqipërisë në Tiranë. Ndeshja Shqipëri – Rusi ishte planifikuar të luhej më 2 qershor. Aktualisht ajo ndeshje është e pezulluar, njëjtë si ndeshja Rusi – Shqipëri, që ishte planifikuar të luhej menjëherë më 13 qershor.
FIFA e UEFA nuk lejojnë përballjet e Kosovës me Rusinë në gara zyrtare. Rrjedhimisht vendimi i tyre nuk ka ndonjë ndikim në futbollin kosovar.
Por ka ndikim në hendboll. Federata Evropiane e Hendbollit të hënën mbrëma ka pezulluar Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë klubet dhe ekipet përfaqësuese të tyre. Hendbollistët e Kosovës U20 në korrik është dashur të takohen me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B. Tek ajo ndeshje me shumë mundësi nuk do të vijë.
“Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll do të duhej të luante me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Varna të Bullgarisë prej 14 deri më 23 korrik. Sipas shortit, Kosova është në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Ukrainën. Ndërkohë Kombëtarja U18 e Rusisë është në një grup tjetër të Evropianit, në të cilin Kosova paraqitet në muajin gusht”, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës.
Pra Kosova U18 do të mund të luante për plasman përfundimtar me Rusinë. Por te kjo përballje me shumë mundësi nuk do të vijë.