Derbi i Merseyside ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit do të luhet në një ditë tjetër për arsye sigurie, shkaku i stuhisë “Darragh”.
Në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën është njoftuar se do të ketë stuhi të forta, shkruan “BBC”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e paraparë të luhej sot në orën 13:30, është shtyrë pas takimit mes zyrtarëve të te dyja klubeve si dhe Policise së Merseyside. Ky do të jetë dueli i fundit mes këtyre dy skuadrave në stadiumin “Goodison Park”, pasi Evertoni në vitin 2025 do të kalojë në stadiumin e ri.
Në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar do të ketë erëra deri në afro 145km/h. Përveç derbit të zjarrtë, në Mbretërinë e Bashkuar janë shtyrë edhe disa ndeshje tjera.