Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga e Voska fitojnë, Shkupi barazon, Shkëndija humb

Struga

Kampionia në fuqi e Maqedonisë së veriut, Struga ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit. Struga të dielën fitoi në udhëtim ndaj Makedonija GP me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores për Strugën e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 24-t të ndeshjes që i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit maqedonas. Fitore të madhe shënoi edhe skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport. Mposhti Vardarin në Shkup me rezultatin 1:0.

Ndërkohë, Shkupi ka luajtur pa gola në udhëtim ndaj Sileksit. Në udhëtim luajti edhe Shkëndija e Tetovës. Tetovarët humbën nga Tikveshi me rezultatin 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Struga është forcuar në vendin e parë me 58 pikë. Tri pikë më pak ka Shkupi në vend të dytë, kurse Shkëndija është e treta me 52 pikë. Voksa e Ohrit me fitore i ikën zonës së rënies. Kaloi në vendin e nëntë, vend që siguron mbijetesën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.