Zgjim Sojeva do të jetë delegat në Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 21 vjet që do të mbahet në Sllovaki. Evropiani nis të mërkurën dhe përfundon më 28 qershor.
Sojeva do të jetë delegat i UEFA-s në ndeshjet Çeki - Angli, Çeki - Gjermani, Çeki - Slloveni dhe njërën prej çerekfinaleve të Evropianit të Shpresave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSojeva tashmë ka krijuar përvojë të vlefshme si delegat i ndeshjeve.
Ka qenë delegat edhe në disa ngjarje e ndeshje tjera të garave të UEFA-s.
Sojeva është menaxher i Përfaqësueses U21 të Kosovës, që tashmë po depërton edhe në futbollin evropian.