Ndeshja e Kupës së Mbretit ndërmjet Parla Escuelas dhe Valencias është shtyrë pas përmbytjeve në Spanjë.
Kushtet e rënduara atmosferike dhe shiu i madh që ka rënë në qytetin Chiva për tetë orë rresht, kanë bërë që 62 njerëz ta humbin jetën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e Valencias kundër skuadrës së kategorisë së gjashtë të futbollit spanjoll duhej të zhvillohej të mërkurën në Parla, afro 25 kilometra larg kryeqytetit spanjoll Madridit.
Ballafaqimi tani pritet të zhvillohet më 6 nëntor, në të njëjtin vend.
Janë shtyrë edhe ndeshjet Pontevedra – Levante dhe Xerez – Ceuta.
Në fundjavë në La Liga, Valencia duhet të jetë nikoqire e Real Madridit në stadiumin “Mestalla”.