Plot 169 fotografi i ka publikuar Federata e Atletikës e Serbisë nga Kampionati Ballkanik U20 në palestër, që të shtunën u mbajt në Beograd. Por në asnjërën prej fotografive nuk janë gjashtë atletët e Kosovës që ishin pjesë zyrtare e garës.
Është kjo njëra prej përpjekjeve të Federatës së Atletikës së Serbisë për ta mbajtur në heshtje pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Ballkanik për atletët e rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata serbe ka lëshuar një informatë të shkurtër për Ballkanikun, por pa përmendur faktin se pjesë e kampionatit ishte edhe Kosova.
Ndërkohë, Federata Ballkanike nuk ka dhënë ende ndonjë informatë për garën në Beograd.
Mediat beogradase nuk janë marrë shumë me paraqitjen e Kosovës në garën në Beograd. Vetëm sajti “glas-javnosti.rs” ka shkruar për Kosovën në Ballkanik, ndërsa titulli i shkrimit është “Serbia e njeh Kosovën? Atletët e krahinës serbe u paraqitën me emrin e një shteti tjetër, dhe atë në Beograd”.
Deri më tani sportistët e Kosovës nuk janë lejuar të garojnë në ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në territorin e Serbisë. Pasi boksierët nuk u lejuan të hynin në Serbi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërcënuar Serbinë se nuk do ta lejojë të organizojë ngjarje ndërkombëtare për shkak të qëndrimit diskriminues. Kjo me gjasë ka pasur efektin e vet dhe tashmë një barrierë e madhe është kaluar.
Në mars në Beograd mbahet Botërori i atletikës në palestër, ku pritet paraqitja e Kosovës.
Delegacioni i Kosovës të dielën është kthyer nga Beogradi në vend. Gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Beograd nuk ka pasur ndonjë telash për Kosovën, ka njoftuar Adrian Mazreku, udhëheqës i rrugës.
Në Beograd garuan gjashtë atletë të Kosovës. Kryesisht ishin në pjesën përfundimtare të renditjes dhe larg zonës së medaljeve. Por këtë herë një fitore tjetër është arritur prej atletëve të rinj dhe drejtuesve të tyre.