Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës janë ulur në gjunjë para duelit të së shtunës.
Këtë gjest, lojtarët e Napolit e kanë bërë duke protestuar rreth situatës së Juan Jesusit që është fyer në mënyrë racore nga Francesco Acerbi i Interit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gjykatës në Itali, nuk ka pasur evidenca të mjaftueshme për ta dënuar Acerbin.
Klubi italian është tërhequr nga iniciativa kundër racizmit para duelit kundër Atalantas të shtunën që përfundoi me fitore të Atalantas.
Përkrahësit brenda stadiumit “Diego Armando Maradona” kanë shfaqur shenja kundër racizmit, ndërsa kanë bërë thirrje në përkrahje të Jesusit.