Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se shanset janë shumë të mira që të dalin me rezultat pozitiv nga ndeshja e nesërme kundër Greqisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.
Rashica shpreson që Kosova t’i shfrytëzojë rastet që i jepen në ndeshje.
‘’Jemi në situatë krejt tjetër nga ndeshjet e kaluara. Besoj dhe shpresoj që ndeshja me Gjeorgjinë ka treguar që luajmë mirë. Shanset janë të dalim me rezultatin pozitiv nga kjo ndeshje. Besoj që gjithë e dinë që ne luajmë mirë në lojën ofensive. Në këso ndeshje detajet vendosin. Besoj dhe shpresoj ta bëjmë lojën tonë. Edhe në ndeshjen e kaluar patëm raste të mira dhe rastet që nga jepen duhet t’i shfrytëzojmë’’, deklaroi ai.
25-vjeçari foli edhe për aventurën e tij të re në Premier Ligë me Norwichin.
“Dihet intensiteti i Premier Ligës. Stërvitjet janë ndryshe prej Anglisë dhe Holandës. Me lojën që kemi luajtur besoj që kemi pasur rezultate të mira në Norwich. Fitorja e fundit me Gjeorgjinë na jep shpresë të luftojmë për fitore”, përfundoi ai.
Ylli i Norwich nuk luajti kundër Gjeorgjisë për shkak të masave kufizuese që ka vënë Anglia ndaj atij shteti.