Adem Podrimaj kishte vendosur që të zhvillohej në Gjermani si futbollist. Në Austri nuk shihte të ardhme në futboll dhe vendosi të ndahej nga familja në moshë shumë të re.
Sakrifica që ai kishte bërë si 11-vjeçar, tani po i shpërblehet.
Podrimaj 18-vjeçar është duke bërë karrierë te të rinjtë e Hannoverit. Po paraqitet vazhdimisht me grupmoshën U19, por edhe me ekipin e dytë, përkatësisht U23.
Ai vazhdimisht ka qenë i vendosur për të arritur në futboll dhe puna e madhe vlerëson se po i shpërblehet në fushë. E ka fituar besimin e trajnerëve, teksa po merr lëvdata edhe nga zyrtarët e klubit.
“Në klub janë shumë të kënaqur me mua, por edhe unë jam i kënaqur që më është dhënë mundësia t’i tregoj vlerat”, ka thënë Podrimaj për KOHËN, të enjten.
Podrimaj, që luan në rolin e mesfushorit, ka zhvilluar tetë ndeshje në të gjitha garat me grupmoshën U19 të Hannoverit në Gjermani dhe ka shënuar dy gola. Ka edhe dy asistime.
“Më 16 tetor kemi fituar kundër Magdeburgut dhe e kam shënuar një gol shumë të bukur. Ka gjasa që të shpallet goli më i mirë i muajit tetor te skuadra e Hannoverit. Në atë ndeshje më kanë përcjellë edhe zyrtarët e lartë të klubit. Më pas na u tha se jemi tre futbollistë të përzgjedhur për të qenë pjesë e ekipit U23 në një ndeshje miqësore me skuadrën e parë. Isha unë, Ramën Çepele dhe kapiteni”, ka thënë Podrimaj.
Ai ndihet komod në çdo ndeshje, luan pa frikë dhe jep më të mirën, pavarësisht se cilës moshë i takon kundërshtari në fushë.
“Kam marrë lëvdata nga trajneri i skuadrës U23. Më kanë thënë se e kanë parë çfarë lojtari jam. Më kanë thënë se jam shumë luftarak në fushë, me dëshirën që ta fitoj çdo top e duel”.
Podrimajt i përfundon kontrata në verën e vitit tjetër me Hannoverin dhe po e pret kontratën profesionale nga klubi. Një ofertë e tillë shpreson që t’i vijë sa më shpejt.
Federata e Futbollit e Kosovës, sipas tij, është në kontakt me menaxherin për një thirrje të mundshme te grupmosha U21 e Kosovës, porse ende nuk ka asgjë konkrete. Podrimaj para pak muajsh iu bashkua agjencisë menaxheriale të lojtarëve, Rogon, që ka lojtarë të njohur në radhët e veta.
i kryej me U23 për t’u përgatitur më shumë. Dua të forcohem sa më shumë. Po e pres mundësinë që të luaj me këtë grupmoshë më shumë. Unë kam qejf të luaj me Kosovën U21, sepse mendoj që kam kualitet. Ditën e natën stërvitem vazhdimisht pasi e kam planin tim dhe e kryej me përpikëri. Nuk do të ndalem derisa të arrij sa më shumë suksese”, ka theksuar Podrimaj.