Melissa Jefferson-Wooden është zgjuar të hënën si kampione e botës në 100 metra vrapim dhe po ashtu si atletja e katërt më e shpejtë në histori.
Me vrapimin e jashtëzakonshëm prej 10:61 sekonda, amerikania Jefferson-Wooden, e fitoi të artën të dielën në Kampionatin Botëror të atletikës që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJefferson-Wooden vendosi rekord të kampionatit. E dyta ishte Tina Clayton e Xhamajkës me kohë prej 10.76 sekonda. Julien Alfred e Shën Luçias ishte e treta me kohë prej 10.84 sekonda.
Tani amerikania Jefferson-Wooden ia ka vërë syrin rekordit të botës në vrapimin 100 metra. Ajo beson se vrapimi nën 10.5 sekonda është i mundur.
Rekordi prej 10.49 sekonda, i vënë nga Florence Griffith-Joyner në vitin 1988 mbetet i paarritshëm për dekada të tëra. Ai rezultat solli shumë pyetje prej atëherë, por rekordi qëndron.
Më së afërti rekordit i është afruar Elaine Thompson-Herah e Xhamajkës. Ajo në vitin 2021 kishte kohë prej 10.54 sekonda.
Jefferson-Wooden është ende 24-vjeçare dhe rezultatet e saj po përmirësohen vazhdimisht. Ajo beson se është e aftë të arrijë nivelin për rekord të ri të botës.
“10.61 sekonda natyrisht është rezultat shumë i mirë. Dhe nuk lë vend për diskutime. Por përfundimisht mendoj se rekordi botëror është i mundshëm. Besoj se dje kisha potencial për të vrapuar 10.5. Për këtë edhe e them këtë për rekordin”, ka thënë sprinterja amerikane.
Ajo thotë se është dashur të shkëputet më herët nga atletet tjera, ndonëse është e kënaqur me paraqitjen.