Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis Liga Unike te basketbollistet

Dueli mes Tiranës dhe Prishtinës do të jetë i pari në Ligën Unike të vajzave në basketboll. Edicioni 2021/2022 do të jetë i pari i Ligës Unike për basketbolliste.

Gara nis të mërkurën me ndeshjen që zhvillohet në Tiranë orës 17:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Ligën Unike janë përfshirë gjashtë skuadra, tri më të mirat nga Kosova dhe tri më të mirat nga Shqipëria.

Në fakt, edicioni te basketbollistet është dashur të fillojë muajin e shkuar, por është shtyrë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve që u luajtën këtë muaj.

Të mërkurën në Prizren zhvillohet edhe ndeshja tjetër e xhiros së parë. Skuadra e Bashkimit e pret Partizanin e Tiranës, prej orës 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”. Ndërsa, xhiroja mbyllet të enjten me duelin mes Flamurtarit dhe Penzës, që zhvillohet në Vlorë dhe nis në orën 17:00.