Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, beson në cilësitë e ekipit nga Suhareka.
Nexhipi, i cili ishte në Stamboll për ta përcjell nga afër shortin e grupeve të Ligës së Konferencës, ka thënë se Ballkani mund ta befasojë secilin kundërshtar të grupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani do të paraqitet në Grupin G të Ligës së Konferencës, në të cilin do të përballet me Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin.
“Është një short interesant pasi për herë të parë po marrim pjesë në këtë garë. Është një grup i vështirë, por është grup që mund të luajmë futboll kundër secilit kundërshtar”, është shprehur Nexhipi për KOHËN.
“Janë ekipe të vështira, por ne jemi ekip që mund të befasojmë çdokënd dhe do të tentojmë ta bëjmë maksimumin në secilën ndeshje. Do të ketë festë në secilën prej tyre dhe shpresoj të rritemi nga ndeshja në ndeshje dhe të marrim maksimumin prej këtyre ndeshjeve në grupe”.