Sport

Ndeshja në Frankfurt, “Maqedoni – Kosovë” i parapriu asaj në Shkup

Maqedonia dhe Kosova është paraparë të përballen më 26 mars në Shkup për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve.

Por, kësaj ndeshjeje së madhe i parapriu një ndeshje e zhvilluar fundjavën e shkuar në Gjermani.

Nuk bëhet fjalë për ndeshje të përfaqësueseve, por për ndeshje të kategorisë së ulët të futbollit në Gjermani mes dy ekipeve amatore të Frankfurtit me emrat Makedonija Frankfurt dhe Kosova Franfurt II. Kjo ndeshje u mbyll pa fitues, me rezultatin 5:5.

Sipas sajtit maqedonas “Sportmedia”, ndeshja e futbollit në fushë përfundoi baras, por “Makedonija Frankfurt” doli fituese në tribuna për shkak se kishte përkrahjen e tifozëve.

Edhe në ekipin e Kosovës pranojnë se më shumë kishte shikues në përkrahje të klubit maqedonas.

“Kishte më shumë shikues që brohorisnin për Maqedoninë. Ishte e bukur të shiheshin flamujt, përkrahja e tyre për t’i ndihmuar lojtarët që luftuan në një ndeshje të ashpër në një fushë në Frankfurt. Ishte një ndeshje e këndshme dhe një rast i mirë për t’u njoftuar me mërgimtarët tanë në Gjermani dhe në atë pjesë të Evropës”, shkruan “sportmedia.mk”.

Në fakt, ekipi maqedonas mbante fanellat me ngjyrat e kuqe, ngjyra të cilat i ka edhe ekipi përfaqësues i Maqedonisë, derisa ata të Kosovës ngjyrë të kaltër.

Trajneri i ekipit të dytë të Kosova Franfkurt, Arif Toski, ka thënë se në fushë rivaliteti ka qenë i shëndosh. Por, ai tregon se jashtë rrethojës së fushës rreth 50 shikuesit sa ishin në përkrahje të ekipit maqedonas kanë fyer lojtarët e ekipit kosovar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)