Mediat në Gjermani kanë raportuar se është ende e paqartë se sa persona janë përfshirë në plagosjen e tre personave nga të shtënat jashtë gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Besar Nimani.
Në Gjermani bëhet e ditur se një helikopter është në vëzhgim të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në orët e hershme të mbrëmjes, forca të shumta policie të armatosura rëndë ishin në vendin ku u krye krimi.
Disa rrugë anësore dhe rruga me shumë korsi në vendin e krimit janë të mbyllura.
Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve “DPA”, policia nuk konfirmoi se një tjetër i dyshuar mund të ishte pjesë e plagosjes së tre personave.
Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar.