Kampionia e botës në boks, Fabiana Bytyqi është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN-n babai i boksieres.
Fabiana Bytyqi, që është kampione boksi në kategorinë atom (deri 46.27 kilogramë) në versionin WBC, kishte rezultuar pozitive me COVID-19. Ishte bërë kampionia e parë që rezultoi e infektuar me virusin.
“Fabiana dje është lëshuar nga karantina, pasi i kanë dal testet negative. Mjekët i kanë dhënë leje që të dal në stërvitje. Do të fillojë me vrapime të lehta e me biçikletë për të kthyer energjinë”, ka thënë Fabian Bytyqi, i cili edhe vet është prekur nga COVID-19 dhe kishte marrë pneumoni. “Unë tash jam në shtëpi, e më 19 prill do të shkoj në spital për të bërë rëntgen të mushkërive, EKG dhe analiza të gjakut. Gjendja më është përmirësuar dukshëm, kam vetëm pak kollë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBytyqi 24-vjeçare është lindur në Çeki dhe zhvillon karrierën në këtë vend. Në boksin profesionist ajo ka 15 fitore (5 KO) dhe një barazim. Meçin e fundit e zhvilloi më 30 nëntor të vitit të kaluar, duke e mposhtur me pikë pas 12 raundeve meksikanen Ana Arrazola.
Më herët me COVID-19 ka dal i infektuar edhe trajneri i Fabianës, Luksa Konecny.