Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Istogu, klubi më i mirë i vitit te sportistet

KHF Istogu

KHF Istogu është klubi më i mirë i vitit 2024 në Kosovë në konkurrencë të femrave.

Istogu për herë të pestë shpallet klub i vitit te sportistet nga KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Istogu ka fituar titullin e kampionit të Kosovës dhe u mposht në finale të Kupës së Kosovës. Por në Kupën Evropiane e kaloi një raund garash dhe kjo bëri dallimin me skuadrat e tjera konkurrente.

Istogu u shpall klubi më i mirë në konkurrencë me klubin e futbollit Mitrovica, klubin e basketbollit Bashkimi, klubin e volejbollit Drita dhe klubin e hendbollit Ferizaj. Mitrovica, Bashkimi e Drita janë klube kampione, derisa Ferizaj fitoi Kupën.

Çmimi për klubin më të mirë të vitit i është dorëzuar trajnerit të KHF Istogu, Faruk Shala.