Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube.
Të dielën mbrëma në Cheb të Çekisë, Istogu humbi nga skuadra e njohur çeke, Hazena Kynzhvart, me rezultat 34:32. Istogaset u paraqitën dukshëm më mirë se në ndeshjen e parë, të cilën e humbën në Prishtinë me rezultat 44:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaria Vitoria Vincentini Campos i kishte tetë gola nga nëntë tentime për Istogun. Tetë gola nga dhjetë tentime i realizoi Astou Ndiaye. Lana Paviçeviq i kishte pesë gola nga dhjetë tentime.
Istogu edhe këtë edicion e ka kaluar kundërshtarin e parë evropian, por jo edhe të dytin. Nga një kundërshtar e kishte kaluar edhe në tri raste në të kaluarën.