Sot nga ora 17:00 do të mbahet Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku presidenti aktual i KOK-ut, Ismet Krasniqi, pritet ta fitojë edhe një tjetër mandat katërvjeçar.
Presidenti Krasniqi është kandidati i vetëm për ta drejtuar organizatën kryesore sportive në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga gara më herët është tërhequr njëri prej nënpresidentëve aktualë të KOK-ut, Milaim Kelmendi.
Kelmendi, i cili e drejton Federatën e Skitarisë së Kosovës, e kishte bërë publike kandidaturën për president, por është tërhequr nga gara.
Presidenti Krasniqi drejtimin e KOK-ut e mori në vitin 2021. Më herët e ka drejtuar Federatën e Karatesë së Kosovës.
Garë e fortë pritet për pozitat e nënpresidentëve të KOK-ut dhe për anëtarë të Bordit Ekzekutiv. Lobimi për këto pozita ishte shumë i madh.