Golashënuesi më i mirë i Superligës, Muhamet Hyseni ka njoftuar kalimin te skuadra daneze, AC Horsens.
Kalimin në futbollin danez e ka vlerësuar hap të rëndësishëm në karrierë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time, pasi si çdo futbollist tjetër që ka ëndërr të luajë në Evropë, e njëjta ëndërr më është plotësuar edhe mua. Pas shumë sfidave, angazhimeve e sakrificave në futbollin kosovar, tashmë është momenti për të bërë hapin e radhës dhe u premtoj që nuk do ndalem me kaq”, shkruan në postimin e futbollistit që luajti për Llapin.
Karrierën e nisi te shkolla e futbollit Besiana.
Ishte për një periudhë edhe te Kurda, ndërsa u paraqit edhe te skuadra e Malishevës dhe Feronikelit 74.