Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, do të jetë largimi i radhës nga skuadra e Lazios në afatin kalimtar të verës.
Të hënën “La Corriere Dello Sport” ka raportuar se Hysaj është duke e menduar largimin nga skuadra nga Roma pas tri vitesh qëndrimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se për Hysajn kanë shprehur interesim disa skuadra nga Arabia Saudite dhe Katari.
30-vjeçari te Lazio u transferua në vitin 2021 nga Napoli. Në edicionin 2023/2024, Hysaj ka zhvilluar 31 ndeshje me fanellën e Lazios në të gjitha garat.
Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Ai luajti ndaj Italisë dhe Kroacisë.