Hendbollistet e Kosovës U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Botëror që po mbahet në Kinë.
Të premten, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultatin 21:18. Hendbolistet e reja e kanë përfunduar garën në vendin e 23-të prej 32 përfaqësuesve pjesëmarrëse në Botëror. Për hendbollistet e Kosovës U18 është paraqitja e parë në Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë përfundoi baras me rezultatin 7:7. Kosova fitoren e arriti në pjesën e dytë që e fitoi me rezultatin 14:11.
Kosova e përfundoi garën në Botëror me tri fitore të arritura dhe katër disfata të pësuara.
Diona Dreshaj i shënoi dhjetë gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani i shënuan nga tre gola.