Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjendja e Ademit stabile, ende po trajtohet në QKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla, njoftoi se kreu i FFK-së, Agim Ademi po merr trajtimin mjekësor, e aktualisht gjendja e tij është stabile.

Ai i tha KOHËS të mërkurën se Ademit po i bëhen disa ekzaminime dhe “sipas të gjitha gjasave nuk është diçka rrezik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjendje është stabile. Po i bëjmë disa ekzaminime dhe sipas të gjitha gjasave nuk është diçka rrezik. Pritet të lirohet së shpejti, pasi që në spital nuk do të mbahet”, tha Syla.

Ademi ka kërkuar trajtim mjekësor të mërkurën, pasi i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Për arrestimin e Ademit ka folur edhe FFK-ja në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurë] të paraqitej në stacion policor për intervistim. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.