Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu e ka mbështetur vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës për të zhvilluar aktivitetet sportive pa praninë e shikuesëve.
“Kur bëhet fjalë për vendime shtetërore, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne duhet t’i mbështesim. Mendoj se nuk është ndonjë problem i madh. Është mirë që nuk është ndërprerë krejt aktiviteti. Është fat që nuk kemi situatë më të rëndë”, ka thënë Salihu për “Kohën Ditore”.
Lexoni edhe:
Miratohet propozimi për ndërprerje të procesit mësimor deri më 27 mars
Salihu edhe më herët ka insistuar se nuk duhet neglizhuar çështja e koronavirusit. Kampionati i Kosovës në futboll do të zhvillohet pa shikues nga xhiroja e radhës.