Ekipi i Kosovës në boks me të arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” i është nënshtruar kontrolleve për simptome të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Besim Brahimi.
“Jemi duke iu nënshtruar kontrollit”, ka thënë Brahimi shkurt për “KTV”.
Ekipi i Kosovës gjatë ditës është kthyer nga Londra me aeroplan privat të siguruar nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pjesë të ekipit në turneun kualifikues të boksit për Lojëra Olimpike “Tokio 2020” ishin katër boksierë, dy trajnerë dhe zëdhënësi i federatës së boksit. Turneu u pezullua pas tri ditëve me gara, nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Ekipi është dërguar në izolim te konviktet.