Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E arta për SHBA-në në stafetën 4x100 metra

Noah Lyles

Sprinterët amerikanë kanë shkëlqyer për ta fituar medaljen e artë në stafetën 4x100 metra. Ishte kjo gara e fundit e vrapimit në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Amerikanët fituan me kohë prej 37 sekonda e 29 të qindtat. Kanadaja po ashtu kishte garë të mirë, ndërsa përfundoi në vendin e dytë me kohë prej 37 sekonda e 55 të qindtat. Medalja e bronztë i takoi Holandës me kohë prej 37 sekonda e 81 të qindtat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Noah Lyles udhëhoqi ekipin amerikan në garën atraktive në 4x100 metra. Për SHBA-në vrapuan edhe Keneth Bednarek, Courtney Lindsey dhe Christian Coleman.