Dy persona, që ishin arrestuar të mërkurën në Bielefeld pas të shtënave me armë para gjykatës, janë liruar, raporton “Radio Bielefeld”.
Katër persona u plagosën pas përfundimit të seancës ndaj Huseyin Akkurt, njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani më 9 mars të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBabai dhe vëllai i Akkurtit pretendohet se janë plagosur, ndërsa një 23-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy persona u arrestuan, ndërsa policia po e kërkon si të dyshuar edhe vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani.
Të arrestuarit të mërkurën është konstatuar se nuk kanë të bëjnë me të shtënat dhe i përkisnin familjes që u qëllua me armë zjarri. Avokatët Lutz Klose dhe Jan-Christian Hochmann kanë konfirmuar lirimin e tyre.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë vëllain dhe motrën e Besar Nimanit në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes. Pjesëmarrësit në gjyq po ashtu vunë re se të dy u larguan para kohe nga salla e gjyqit.