E rikthyer në Kupë të Botës për herë të parë në 36 vjet, Kanadaja e humbi ndeshjen hapëse 1:0 nga Belgjika. Në grumbullimin e radhës, përzgjedhësi John Herdman ishte shumë i ashpër në deklaratë dhe tregoi se çfarë duhet të bëjnë futbollistët kur të ballafaqohem me Kroacinë.
“U kam thënë se ata e meritojnë të jenë këtu. Dhe se ne do ta ‘shkatërrojmë’ Kroacinë”, duke përmendur një term fyes.
Fjalët e tij u përhapën deri në Kroaci, ku një medium e ka shfaqur në ballinë përzgjedhësin Herdman të zhveshur krejtësisht, të mbuluar me flamurin e Kanadasë të kthyer mbrapsht.
“Mënyra e këtyre fjalëve nuk është shenjë respekti”, ka thënë përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq, të shtunën, nëpërmjet një përkthyesi, i cili e përktheu fjalën “respekt” 13-të herë në gjuhën angleze.
“Mënyra se si luajmë, mënyra se si sillemi dhe mënyra se si i respektojmë të tjerët, janë arsyet se ne meritojmë respekt”.
Herdman ka thënë se nuk ka menduar mosrespekt në këtë rast ndaj kroatëve.
“I thoni këto fjalë në një moment pasioni duke u munduar që ta inspirosh ekipin në grumbullim, dhe pasi pyetët se çfarë kam thënë në atë grumbullim, po, ishte ajo që kam thënë”, është shprehur Herdman.
“Nuk është shumë respektuese për popullin kroat dhe për Përfaqësuesen e Kroacisë. E kuptoj këtë shumë mirë kur je në skenën botërore”, ka thënë ai.
Kroacia humbi në finalen e Botërorit 2018 nga Franca dhe shteti i renditur në vendin e 12-të e nisi Kupën e Botës me barazim pa gola kundër Marokut.
Kanadaja ka luajtur vetëm katër ndeshje në histori të Kupës së Botës dhe ende është në kërkim të shënimit të golit të parë.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Kanadasë nis të dielën në orën 17:00 dhe i takon Grupit F.