Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka vlerësuar lartë përfaqësuesen e Suedisë në futboll.
Ai ka thënë se ka dëgjuar fjalë se Suedia nuk është edhe aq e fortë, por Challandes i ka futur suedezët në mesin e përfaqësueseve më të forta në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Suedisë, ishte edhe sulmuesi i krahut dhe i Reimsit, Arbër Zeneli.
“Suedia është një prej 20 skuadrave më të forta në botë. Duhet të kemi paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që të marrim diçka nga ky ballafaqim. Kemi disa probleme me kontingjentin e lojtarëve, por ne duhet të gjejmë mënyrë ekipore për t’i zëvendësuar ata, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë”, theksoi Challandes të shtunën në mbrëmje.