Sport

Boksierët kosovarë kërkojnë të lirohen nga konviktet e të vazhdojnë izolimin në shtëpi

Boksierët kosovarë kanë kërkuar të lirohen nga karantina te konviktet e studentëve në Prishtinë e të vazhdojnë izolimin nëpër shtëpitë e tyre.

Ata janë ankuar për mungesë higjiene te konviktet dhe po ashtu se nuk po mund të vazhdojnë ushtrimet.

Ekipi i Kosovës në boks ka arritur nga Londra të mërkurën dhe menjëherë është dërguar në karantinë 14 ditore te konviktet, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në Londër ekipi ishte në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike, turne që u shty pas ditës së tretë të garave.

“Kërkojmë kushte më të mira, për arsye se ka mungesë të ujit të pijshëm, e po ashtu mungesë të peshqirëve. Higjiena është numër një. Duam të lirohemi. Këtu i kanë sjellë edhe 40 persona tjerë sot, e ne këtu i kemi sportistët të cilët janë mirë me shëndet dhe kërkoj të na lirojnë që të vetëizolohemi në shtëpi. Në mënyrë që sportistët të mund të ushtrojnë nëpër shtëpitë e tyre që të mbajnë formën. Ne kemi shpenzuar para të huazuara dhe sigurisht garat do të jenë pas një muaj e gjysmë dhe të mos na shkojnë dëm gjitha ushtrimet që kemi bërë nëpër kampe”, ka thënë zëdhënësi i federatës, Latif Demolli për Kohën.

Pakënaqësinë në rrjetet sociale e ka shfaqur edhe boksierja Donjeta Sadiku.

“Konviktet e studentëve, papastërti. Virusin këtu kemi me marr të gjithë. Bravo ministër”, Donjeta Sadiku në Instagram.

Ekipi i Kosovës në boks ka arritur nga Londra të mërkurën dhe menjëherë është dërguar në karantinë 14 ditore te konviktet.

 

Image

Image
Image
Image