Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i mohoi pretendimet se ekipi i tij ka kurdisur ndeshjen me Feronikelin, sipas një hetimi të autoriteteve franceze, që u bë i ditur të enjten.
Batatina i tha KOHËS se këto janë dezinformata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“S'ka shans. Këto janë dezinformata dhe as nuk mendohet një gjë e tillë”, tha shkurtimisht Batatina.
Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, ka shkruar të enjten mbrëma se Llapi i Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Mediat franceze fillimisht nuk kanë përmendur emrin e ekipit, por Le Parisien ka shkruar se bëhet fjalë për Llapin e Podujevës. Sipas Le Parisien, rrjeti i të përfshirëve është i madh, ndërsa janë edhe anëtarë të stafit drejtues dhe teknik të Llapit, si dhe disa lojtarë të kësaj skuadre.
Për kurdisjet, kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, tha për KOHËN se nuk është i informuar.