Policia gjermane ka arrestuar të hënën nëjrin prej të dyshuarve për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.
Boksieri Nimani ishte vrarë më 9 mars në Bielefeld, ndërsa menjëherë më pas policia gjermane nisi kërkimin për dy të dyshuar. Dhe të hënën me ndihmën e autoriteteve belge të sigurisë, policia e Bielefeldit ka arrestuar njërin prej të dyshuave, Huseyin Akkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i tij është bërë në Bruksel.
Ndërkohë po vazhdon kërkimi për të dyshuarin tjetër, Ayman Dawoud Kirit.
Në familjen Nimani kanë vlerësuar arrestimin e bërë, ndërsa kanë falënderuar policinë e Bielefeldit dhe atë belge. Në familjen Nimani shpresojnë që shumë shpejt do të arrestohet edhe i dyshuari i dytë.