Është arrestuar një shtetas i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës pasi dyshohet për falsifikim dokumenti.
Policia njoftoi se i dyshuari tentoi të premten me familjarë të udhëtonte për në Shtutgard me pasaporta të falsifikuara.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Një turk arrestohet pasi paraqitet me thikë në stacion policor
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës